Një 30-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet. Bëhet fjalë për Marteos Pashon, në makinën e të cilit u gjetën 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak. 30 vjeçari, banues në Patos, rezulton me precedent penal, i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.