Shërbimet e Forcave ‘Shqiponja’, kanë finalizuar operacionin ‘Pasagjeri’, duke vënë në pranga 28-vjeçarin, Edrin Varaku, I dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni është zhvilluar në lagjen nr. 13. Durrës, ku ‘Shqiponjat’ kanë ndaluar një automjet më drejtues shtetasin me iniciale A. L ku pasagjer po udhëtonte, Edrin Varaku, të cilit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.