Shqipëria përforcoi forcat ajrore me tre dronë Bayraktar TB2, të cilët u testuan për herë të parë në bazën ushtarake të Kuçovës, që prej kësaj të hëne do të shërbejë si bazë taktike dhe operacionale edhe ëpr NATO-n. Këta dronë konsiderohen si flamuri i industrisë ushtarake turke, që në dekadën e fundit ka njohur një zgjerim të pashoq, duke prodhuar edhe avionë, si KAAN apo tankun Altay. Projekti për prodhimin e tyre ka nisur që në vitin 2007. Në 2014 ata kryen fluturimin e parë dhe në 2021 u bënë zyrtarisht pjesë e flotës ajrore turke.