Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet e avionit Tupolev Tu-142, që ndryshe njihet si ‘Vrasësi i nëndetëseve’ që fluturon mbi oqeanin Atlantik. Ministria e mbrojtjes thotë se ekipet kanë kryer stërvitje për të kërkuar nëndetëse mbi ujëra neutrale në detin Barents, detin e norvegjisë dhe oqeanin atlantik, dhe ishin shoqëruar nga bombarduesit e forcave ajrore norvegjeze dhe atyre britanike.