Klodian Çalamani, vrasësi i Mateos vetëm 8 vjeç vijon të jetë në qelitë e paraburgimit të Vlorës. Edhe pse ligjërisht duhet të ishte në Fier, frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme e detyroi Policinë, që prej ditës kur për të u dha masa e sigurisë të merrte vendimin e transferimit dhe izolimit në Vlorë.