Gjykata e Fierit ka qenë për disa minuta e rrethuar nga forca të shumta të policisë. Kjo e premte kishte më shumë njerëz se çdo ditë tjetës të kësaj stine, për shkak të një procesi, që ka bërë shumë bujë, e për të cilën interesi publik ka qenë i lartë. Bëhet fjalë për vrasësin Klodian Çalamani, ndaj të cilit këtë të premte nisi procesi gjyqësor, nën akuzën e rëndë të vrasjes së një fëmije vetëm 8 vjeç.