Andrew Bode është shpallur në kërkim si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa. 44-vjeçari, i cili më herët ka përdorur dhe emrin Edvin, ka lindur në Berat dhe është banues në Tiranë, si dhe aktivitetin e biznesit e kishte në Korçë. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit, ilegalisht pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar.