Burgim të përjetshëm vendosi Gjykata e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për Ardjan e Florenc Çapja si dhe Jorgu Leku, tre bashkëpunëtorët e vrasjës së babë e birë Gentian e Nezir Beqirit, 11 vite më parë. GJKKO vulosi përfundimisht vendimin këtë të mërkurë, ndërsa vendosi 15 vite burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin dhe nga 25 vite burgim dha për Etien Çanin dhe Klaidi Dokoli.