Presidentja Vjosa Osmani iu drejtua kutive të votimit në qendrën e Fakultetit Teknik në Prishtinë, për të shprehur vullnetin e saj. Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të presë në radhë, ku qëndroi për disa minuta. Pasi votoi presidentja, kërkoi që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në proces, për të zhvilluar edhe më tej demokracinë në vend.