Kuvendi i hapi rrugë ligjërisht forcave të NATO-s që të zbarkojnë në Shqipëri nga data 26 prill deri në 20 qershor për stërvitjen më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Evropë në 25 vitet e fundit Projektligji u miratua me 98 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim. Qëllimi i tij është të lejojë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3.100 trupave ushtarake nga disa vende pjesëmarrëse në stërvitje.