Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti votoi herët në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore që mbahen këtë të diel në Kosovë. Vetëvendosje e drejtuar prej tij dështoi që të fitojë një komunë të madhe në raundin e parë, por shpreson që në balotazh të arrijë një fitore në disa qytete, përfshirë këtu edhe Prishtinën.