Qendrave të votimit në Kosovë iu drejtuan edhe krerët e partive politike. I pari ishte kryetari I AAK, Ramush Haradinaj. Më pas kryeministri Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi. Të gjithë bën thirrje për votim masiv. Në garë për të siguruar 120 vende në Parlamentin e Kosovës janë 28 subjekte politike.