Kandidatët për kreun e ri të Bashkisë Kukës u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. Fillimisht kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj pasi ka votuar, në një prononcim për mediat ka kërkuar që qytetarët të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.