Banorët e komunës së preshevës votuan sot në zgjedhjet e parakohëshme lokale, ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal. Gjithsej 41600 votues mund të zgjedhin nga shtatë subjekte politike, që aspirojnë të jenë pjesëmarrës në ushtrimin e qeverisjes vendore për katër vitet e ardhshme. Në garë janë gjashtë parti shqiptare dhe një listë serbe. Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës.