Ish-kryedemokrati, tashmë numri një I grupimit ‘Demokratët Euroatlantikë’, Lulzim Basha, ka reaguar pas qëndrimit të mbajtur nga PD e Berishës, për votimin elektronik. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se qëndrimi kundër votimit elektorinik është një akt poshtërues dhe sipas tij tregon se Berisha u shërben interesave të tij.