Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë. Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 66.31 për qind e kutive të votimit, ose 124 prej 187 që janë në total.