Partia Demokratike kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos miratojë rezultatet finale për 11 majin, sa i përket diasporës. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Ivi Kaso, vota e diasporës është kompromentuar rëndë dhe është ilegjitim. Sipas Kasos, vota e diasporës u kompromentua dhe korruptua, teksa për këtë sjell rastet që për demokratët faktojnë dështimin e tij.