Votat e socialistëve dhe demokratëve që përkrahin Bashën, shbënë brenda pak minutave çertifikatën e sigurisë së ish presidentit, Ilir Meta duke i hapur rrugën Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën e tij dhe të deklasifikojë dosjen I.M. Konsensusi parlamentar për hapjen e dosjeve, solli reagimin e fortë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili i kujtoi publikisht Lulzim Bashës hesapet dhe favoret e vjetra, në kohën kur mbante postin e kreut të shtetit.