Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh të shkurtër përmes të cilit nxit qytetarët që jo vetëm të votojnë më 11 maj, por edhe të mos e shesin votën e tyre. “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA.