Dy vota kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit nga radhët e demokratëve ngritën pikëpyetje e mister në Kuvend, pasi erdhën nga Sali Berisha e Jozefina Topalli. Ndërsa kreu demokrat ishte në foltore, nga ulësja e tij, u votua kundër vendimit të kryeministrit Rama për largimin e Spiropalit. Por kësaj here nuk bëhet fjalë për një problem Teknik, pasi butonat u shtypën nga Jozefina Topalli, e cila dhe sqaroi këtë rast.