Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se vota e emigrantëve ka mbetur pezull për shkak të mungesës së regjistrit të të dhënave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ju përgjigj nga kuvendi zgjedhor i degës 7, ku solli në kujtesë propozimin e Partisë Demokratike për këtë çështje. “Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen.”