Me mbi 90 për qind të votave të numëruara me postë, nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje prin me më shumë se 51 për qind, ka bërë me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lidhja Demokratike e Kosovës vjen në radhë me 30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me mbi 9 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me mbi 3 për qind.