Kur na ndajnë edhe 22 ditë nga afati që emigrantët kanë për t’u regjistruar me qëllim që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në FaceBook u është drejtuar me një apel, që të regjistrohen sa më parë. Kreu i qeverisë shprehet se numri i të regjistruarve është premtues por duhet të jetë akoma i lartë.