Rama: “Rroftë Shqipëria, Zito i Elada… duartrokitje” Historia që ndan dhe bashkon dy shtetet fqinje, u bë shkak që kryeministri i Shqipërisë të kërcënohej para takimit me emigrantët në Selanik, nga ata që Rama i konsideroi fantazma të gjalla të së shkuarës. Rama: “Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21..”