Në kuadër të 8 marsit, ditës ndërkombëtare të grave, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj, shtroi një drekë festive me gratë dhe vajzat e Bashkisë Vorë. Veliaj u shpreh se zgjedhjet e 14 majit kanë një rëndësi të veçantë për t’u siguruar që Vora nuk eshte një transit, por një epiqendër e punësimit dhe rindërtimit.