Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar një plan të ri që ndryshon rregullat për kompensimin e pasagjerëve ajrorë, duke rritur pragun e vonesave që kërkohet për të përfituar dëmshpërblim financiar. Aktualisht, pasagjerët kanë të drejtë të kompensohen me 250 deri në 500 euro për vonesa që zgjasin më shumë se tri orë, por sipas rregullave të reja, ky afat zgjatet.