Top News – Vonesa, rezultate dhe sfida/ 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi
22/07/2021 21:28

Në 5-vjetorin e miratimit nga parlamenti të reformës në sistemin e drejtësisë, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të cilit rezultatet e kësaj reforme vlerësohen si të vonuara dhe të pjesshme. Edhe pse u votua me 140 vota nga parlamenti, forcat politike u bënë pengesa kryesore të reformës në drejtësi, duke shkaktuar shtrembërime e zvarritje të shumta, thuhet në studim. Plot 5 vjet më parë, në korrikun e 2016 pakkush mund ta mendonte se reforma në sistemin e drejtësisë do të kishte kaq rezultate të pamjaftueshme sa ka aktualisht, edhe pse vlerësohej si domosdoshmëri për demokracinë dhe shtetin shqiptar, thuhet në studim. Instituti i Studimeve Politike theksoi në studimin e vet që, rezultatet e reformës, ndonëse të vonuara dhe të pjesshme, janë arritjet e vetme të demokracisë funksionale e shtetit të së drejtës. Falë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së, ajo bëri që të nisë vetingu dhe ndryshoi më shumë se 25 ligje të mëparshme. Por koha tregoi, sipas institutit, se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ishin sa të nevojshme aq edhe të paqëndrueshme e të hartuara me nxitim, sa u desh të korigjoheshin 15 ligje nga 3-4 herë brenda 2-3 vitesh nga i njëjti parlament. Studimi vëren se të gjithë institucionet e reja të sistemit gjyqësor u krijuan ose u zgjodhën jashtë afatit kushtetues dhe ligjor. Midis 2018-2020 Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, midis 2017-2019 u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, ndërkohë që institucione si KLP mbetën për një kohë të gjatë pa anëtarë të plotë dhe SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve. Nisja e vetingut u vonua një vit dhe kur nisi, mbi 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve humbën postet e tyre, duke krijuar efekt domino vakancash në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të drejtësisë, vëren studimi. Mbi 50 çështje ndërkohë janë në pritje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, thuhet në studim, mbi 30 mijë mbeten në pritje në Gjykatën e Lartë dhe 2-3 herë më shumë çështje janë në pritje në nivelet e tjera të gjykatave dhe në prokurori.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16