Shtyrja me një javë nga Pfizer e dozave të vaksinave të kontraktuar nga vendet e BE, ka ndikuar edhe në shtyrjen e mbërritjes së 10750 dozave të para sipas kontratës së nënshkruar me vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka dekaruar gjatë një konference për shtyp se vendimi për shtyrjen e dërgesave të vaksinave ka shkaktuar polemika të ndezura në vendet e BE.