‘Të panevojshme’, e ka konsideruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ankesën e Listës Serbe, në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me seancën konsituive të Kuvendit, pas zgjedhjes së Nenad Rashiq, si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb. Presidentja është shprehur se se Lista Serbe po tenton të krijojë vonesa në formim të institucioneve, gjë e cila sipas saj dëmton interesat e Kosovës si shtet, por edhe të gjithë qytetarëve të të gjitha etnive.