Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë shkak ka caktuar një komisionere, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.