Presidentja e Komisionit Evropian nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka thënë se e mirëpret zotimin e kryeministrit Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE, teksa ka shtuar se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo, sipas saj, është thelbësore për progres në rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj.