Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, nga i cili ka kërkuar që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthim në dialog. Von der Leyen ka thënë se ka biseduar edhe për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.