Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti këtë të mërkurë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Ndërsa shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të von der Leyen për rrugëtimin evropian të Kosovës.