Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten, se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve. “Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve”, i tha ajo radio 1 Europe, transmeton Reuters. Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.