Top News – Von Cramon: Kosova po diskriminohet/ Raportuesja e pe tha se be s’ka bërë detyrat e veta
29/06/2021 19:16

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të martën se shpreson që në një të ardhme të shohë qëndrime më pak të polarizuara brenda Bashkimit Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, sidomos në Francë. Ajo e ka quajtur për të ardhur keq dhe të gabuar vendimin e Francës për mosdhënie të dritës së gjelbër për këtë proces, as në vizitën e fundit që ka pasur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Paris. Sipas saj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim vizash dhe BE nuk ka kryer detyrat e veta, dhe në këtë mënyrë po humb kredibilitetin. “Kjo gjë është me të vërtetë diskriminuese”, ka thënë ajo mes të tjerash. Megjithatë, von Cramon, tha se Kosova duhet të bëjë më shumë përsa i përket korrupsionit dhe reformave, në mënyrë që Qeveria franceze të bindë më lehtë publikun e vet për këtë temë. E pyetur nëse ka mundësi që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, ajo tha se nuk ka dijeni për diçka të tillë, pasi, të paktën në të kaluarën, këto çështje nuk kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën. Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 23 qeshor, kryeministri Albin Kurti tha se Franca nuk ka ndërruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën. “Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka deklaruar kryeministri Kurti për televizionin publik të Kosovës po atë ditë. Mes të tjerave, kryeministri Kurti ka thënë se duhet punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces. Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011. Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, por vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17