Shqiptarët kanë ulur konsumin në tremujorin e tretë të këtij viti. Volumi i shitjeve me pakicë u rrit vetëm 1.6 për qind nga korriku në shtator, edhe pse periudha përkon me pikun e sezonit turistik, që regjistron zakonisht kulmin e kurbës së konsumit vjetor.