Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, priti këtë të dielë në një takim volejbollisitin Donald Suxho, i cili ka prekur majat në këtë profesion, duke nisur nga pjesëmarrja në Kampionatet Botërore, e Lojërat Olimpike e deri tek të qenurit kapiten i SHBA-ve. Në takimin e tyre, Veliaj e vlerësoi Suxhon për sakrificat që ka bërë dhe i dhuroi Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.