U deshën 4 seanca të dështuar dhe më shumë se 2 orë debate proceduriale në mbledhjen e kësaj të marte për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe zhbllokuar punën e Komisionit të Posaçëm Hetimor pë Koncesionet në Shëndetësi. Opozita dhe maxhoranca u dakordësuan pas një pushimi të shkurtër në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin, që seanca të shtyhej për të enjten, ku do të shqyrtohen kërkesat për informacion drejtuar institucioneve si dhe plani hetimor I ekspertëve të PS.