Vokshi: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do i qëndroj besnik kurdoherë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë” Betimi i gjyqtarit Asim Vokshi mbi kushtetutë në ceremoninë e mbajtur në presidencë shënoi pikënisjen e mandatit të tij nëntë vjeçar në Gjykatën Kushtetuese, ku zëvendësoi kryetaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar që prej muajit prill. Në fund të muajit shtator, organi i emërtesës, Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin për të qenë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpall fitues automatikisht pasi asnjëri nga tre kandidatët nuk morën tre të pestat e votave.