Policia e Elbasanit në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Cooperation’, duke vënë në pranga një 19 vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar 19-vjeçari theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale "Vjedhja" dhe dyshohet se më datë 14 korrik, gjatë natës, në lagjen "Emin Matraxhiu", ka vjedhur automjetin në pronësi të një shtetasje.