Katër punonjës së Bashkisë së Pogradecit u vunë në prangat e efektivëve të policisë, pasi vodhën pakot me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për qytetarët e Pogradecit. Operacioni policor i koduar ‘Pakoja e fundit’ u iniciua pas një video të publikuar në rrjetet socialiste mbrëmjen e kësaj të shtune, ku shfaqeshin katër punonjësit e Bashkisë së Pogradecit duke vjedhur pakot me ndihma.