Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”, pas hetimeve të nisura mbi kallëzimin e administratores së një mobilerie. Si rezultat i operacionit u ndaluan magazinieri dhe përgjegjësi në një mobilieri. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit dy shtetas të tjerë me detyra përgjegjëse në të njëjtën kompani.