Policia shqiptare ka zhvilluar një operacion së fundmi në bashkëpunim me policinë italiane, për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit “Motors”, përfunduan në pranga Eduart Alikaj dhe Feta Shametaj, të kërkuar për vjedhje me dhunë, mjeteve motorike në Itali. Ky operacion u zhvillua në të njëjtën kohë, në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë, si dhe u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.