Seksion I për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, pas 6 muajsh hetime nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar operacionin policor “Doublefront” në tiranë. Uniformat blu kanë vënë në pranga një 37-vjeçari Erlin Shkoza, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një shtetase 30-vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy shtetasi kanë vjedhur në subjektin ku ishin të punësuar 409 000 euro, duke shpërdoruar detyrën. Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçari Erlin Shkoza dhe 30-vjeçarja me iniciale A.S. me detyra respektive shpërndarës i porosive dhe financiere në një subjekt që shiste tekstile me metrazhe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 2023-2024, kanë vjedhur nga ky subjekt, nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro. Policia njofton se po punohet për kapjen e financieres, ndërsa materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.