Fitorja e thellë e kandidates së opozitës në raundin e parë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka nxitur VMRO-DPMNE që të mendojë për zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe koalicionet e mundshme. Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Ai në të gjitha tubimet partiake dhe në paraqitjet para mediave thotë se Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.