Agimi i kësaj të diele e gjeti Vlorën të mbushur me atmosferën e shenjtë të Fitër Bajramit. Besimtarët, të shumtë në numër, u mblodhën për të kryer faljen e kësaj feste të bekuar. Për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit, ceremonia u zhvillua në Pallatin e Sportit, i cili u mbush plot me besimtarë të devotshëm.