Në gjyqin ndaj Fatmir Mediut këtë të mërkurë më GJKKO, për dosjen “Gërdeci”, u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008. Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve të posaçëm Arben Kraja e Klodian Braho, të cilët kishin njoftuar gjykatën se ndodhen në një aktivitet për shkaqe pune. Por pavarësisht kësaj, ekspertët deklaruan në gjykatë se nuk kanë pse të jenë pjesë e procesit.