Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i financave Ervin Mete ishin pjesë e mbledhjes së Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore, Ministri Mete dhe Guvernatori Sejko u shprehën se Shqipëria ndodhet në një pasqyrë pozitive ekonomike. Mete dhe Sejko paraqitën në Uashtington shifrat për vitin që lamë pas, i cili sipas tyre u mbyll me një nivel borxhi publik prej 59.2%, teksa investimevet e huaja direkte, arritën në afërsisht 1.5 miliardë euro, shumica prej tyre janë blerje pronash dhe pasuri të patundshme kryesisht në bregdet dhe në Tiranë.