Nga Brukseli, ku u ndal për një vizitë në kuadër të përgatitjeve për samitin e Ukrainës, që mbahet në Tiranë më 28 shkurt, Kryeministri Edi Rama vuri re një qasje më miqësore të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Konstatimin, kreu i Qeverisë shqiptare e bëri gjatë një konference për shtyp me komisionerët Oliver Ropke, Vera Jurova dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.