Gjykata Kushtetuese shtyu më datë 26 prill seancën e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e VKM-s për konfismimin e pronave. Seanca u shoqërua me debate të shumta, pasi përqafësuesja e qeverisë Elira Kokana tha se pala paditëse nuk legjitimohet, pasi 2 nga 28 deputetët që kanë firmosur , Grida Duma dhe Alfred Rushaj kanë hequr dorë nga mandati.